Gjendja në arsimin universitar mbetet e rëndë, vettingu i domosdoshëm

Prishtinë | 20 Dhj 2019 | 12:31 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka mbajtur tryezën me temën “Çka po ndodhë në arsimin kosovar, a është vettingu zgjidhja?”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë tryezë u konkludua se sistemi arsimor po përballet me shumë probleme, dhe se procesi i vettingut do të duhej të përfshijë edhe këtë sferë.

Rron Gjinovci, drejtor i ORCA-s tha se institucionet arsimore janë të regjistruara si biznese, dhe se stafi menaxherial në UP angazhohen me mbi norma.

 Ndër ta tha se më i paguari është Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë mekanike, Ahmet Shala.

“Institucionet e arsimit janë te regjistruara si biznese, por një njëri i logjikshëm e di që një biznes është i evidentuar nga profiti dhe jo nga cilësia. Pjesëtarët e stafit menaxherial në UP angazhohem jo vetëm në mbinorma, ata angazhohem ne komisione e punë te ndryshme. Më i paguari është dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Ahmet Shala”, tha ai.

Gjinovci tha se në zgjedhjet e fundit deputetë janë zgjedhur 35 persona që punojnë në UP.

“35 veta që kanë kandidua për deputetë janë profesorë. Në legjislaturën e kaluar ka pasur më shumë. Shumica e deputetëve kishin mi mbrojte institucionet ku punojnë, sepse s’kanë nevojë për punën”, tha Gjinovci.

Arben Hajrullahu, profesor i Fakultetit Filozofik tha se në arsimin kosovar mungon vullneti politik për ndryshim të gjendjes, ndërsa mungon edhe vullneti për punësim të kuadrove të reja.

“Vërehet një lloj mungesë e dialogut mes palëve, nuk do të duhej të kishte përplasje më mes të organizatave joqeveritare dhe universitetit, ajo që vërehet është edhe mungesa e transparencës, është edhe mungesa e vullnetit politik, mungon edhe mbështetja me kuadro”, tha ai.

Hajrullahu i pyetur nëse është i hapur për vetting, tha se është i gatshëm t’i nënshtrohet këtij procesi.

“Jam i gatshëm të hy në vetting. Procesi i verifikimit apo vetting le të filloj nga unë dhe të vazhdojë deri më përfundimin e procesit, zgjidhja është tek kjo fiks”, tha ai.

Shkëlzen Gashi nga Adminvere kërkoi nga qeveria në ardhje që të ndërmerr masa radikale, dhe të mbyllë universitetet nëpër qytete të ndryshme të Kosovës që u hapën në kohën e Thaçit.

“Qeveria që vjen duhet me ndërmarr masa radikale pasi gjendja është shumë radikale, dhe duhet të mbyllen këto universitete, që janë hapur në kohën e Thaçit. Kryeministri në ardhje nuk është në gjendje me marrë këto masa radikale, me i mbyll këto universitete, tha ai.

Gani Jasharim profesor në UP kërkoi që të mos bëhen përgjithësime, pavarësisht gjendjes jo të mirë në UP.

“Në qoftë se vlerësohet  Universiteti i Prishtinës nuk duhet të përgjithësohen gjërat, se nëse jepet një vlerësim në UP duhet një specifikim, nuk guxojmë ti fajësojmë të gjithë profesorët e Universitetit të Prishtinës”, tha ai.

Të ngjashme