Gjendja shëndetësore e nënës së ish-presidentit, deklarohet familja

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Familja e ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit ka dalë me një njoftim për gjendjen shëndetësore të nënës së tij, Hyrë Thaçit që është duke u trajtuar pas infektimit me Covid-19.

Në një njoftim për media, nga familja e ish-presidentit kanë thënë se gjendja e nënës së presidentit Thaçi është stabile, derisa, familja ka falënderuar personelin shëndetësor për kujdesin.

Familja e ish-presidentit i ka falënderuar edhe të gjithë familjarët dhe qytetarët që gjatë këtyre ditëve janë interesuar për shëndetin e saj, duke njoftuar se gjendja e nënës së tyre është stabile dhe po përmirësohet gjithnjë e më shumë.

“Pas interesimit tuaj të madh për shëndetin e nënës sonë, Hyrë Krasniqi-Thaçi, e cila po vazhdon të përballet me virusin SARS-CoV-2 në Klinikën Infektive të QKUK-së, ju njoftojmë se gjendja e saj është stabile dhe po përmirësohet gjithnjë e më shumë. Në emër të familjes Thaçi shprehim falënderim për ekipin e mjekëve dhe tërë personelin shëndetësor për kujdesin e treguar. Po ashtu, shprehim falënderim për të gjithë ju që gjatë këtyre ditëve jeni interesuar për shëndetin e saj. Me besim të plotë në profesionalizmin dhe përvojën e mjekëve dhe personelit të QKUK-së, e presim shërimin e nënës nga infektimi me Covid-19. Nënës sonë dhe gjithë pacientëve tjerë ju urojmë shërim dhe kthim sa më të shpejtë në gjirin e familjeve të tyre”, thuhet në komunikatën e dërguar për media nga Familja Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme