Gjendje e rëndë në Spitalin e Pejës, 121 pacientë të shtrirë me Coronavirus

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Vijon numri i lartë i pacientëve me koronavirus të shtrirë në Spitalin e Pejës.

Spitali njofton se aty aktualisht po trajtohen 121 pacientë me Covid-19.

“Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 Pacientë janë në Respirator, 97 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 4 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftim.

Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 19 të infektuar me Covid-19, nga kjo shifër 7 janë mjekë , 6 infermierë dhe 6 punëtorë të shërbimit teknik.

“Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 5 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 4 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

264 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,255 analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione”, thuhet tutje në njoftimin e tyre. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme