Gjeneral Cikaqi nderohet me Medalje nga Guvernatori i Ohajo-së

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 14:57 | Nga

Në ambientet e kazermën “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj, komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi priti në vizitë lamtumirëse komandantin e Grupit Shumëkombësh Luftarak të Lindjes (GSHL) kolonelin Corvin Lusk në largim, dhe komandantin e ri të GSHL-së, kolonelin Michael Spraggins.

Komandanti i KDS-së, gjenerali Enevr Cikaqi, me këtë rast, falënderoi kolonelin amerikan Corvin Lusk, për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë dhe po jep në përgjithësi për KDS-në dhe në veçanti për FSK-në, dhe njëherësh theksoi bashkëpunimin e veçantë ndërmjet stafit të Grupit Shumëkombësh të Lindjes dhe të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, bashkëpunim i cili rezultoi me shumë aktivitete të përbashkëta; trajnime për stafin e KDS-së, si dhe asistencë me instruktorë në kurse të ndryshme të mbajtura në KDS-së dhe në Kampin Bondstell, kurse komandantit të ri të GSHL-së, kolonelit Michael Spraggins i dëshiroj mirëseardhje dhe të dy komandantët u zotuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Kurse komandanti i Grupit Shumëkombësh Luftarak të Lindjes(GSHL) koloneli Corvin Lusk falënderoi gjeneralin Cikaqi, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm si dhe për qasjen konstruktive, duke theksuar rëndësinë e udhëheqjes në zhvillimin profesional të stafit të KDS-së dhe të FSK-së.

Koloneli Corvin Lusk komandanti i Grupit Shumëkombësh Luftarak të Lindjes i solli komandantit të KDS-së, gjeneralit Enver Cikaqi, medaljen: “Medaljen e Lavdërimit të OHIO-s” të dhënë nga Guvernatori i Shtetit të OHAJO-s, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shenjë njohje të udhëheqjes dhe profesionalizimit të treguar gjatë punës së tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme