Gjenerali amerikan: KFOR-i ka rol kryesor në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 24 Qer 2021 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Komandanti Suprem i Forcave Aleatëve për Evropën, Todd Wolters, vizitoi shtabinë e KFOR-it ku pati takim me komandantin e kësaj force, Franco Federici.

Me këtë rast gjenerali amerikan theksoi rëndësinë e KFOR-it që siç tha ai luan një rol kryesor në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Komandanti i Përgjithshëm i Forcave Aleatëve për Evropën, gjeneral Todd Wolters, vizitoi selinë e KFOR dhe u takua me Komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Frank Federici, së bashku me stafin ndërkombëtar, shprehu mirënjohje për rolin kryesor që komanda luan në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, thuhet në deklaratën e KFOR-it në Twitter, transmeton Klankosova.tv

Të ngjashme