Gjenerali i pensionuar amerikan: ShBA nuk tërhiqet, do të vazhdojë të investojë në Kosovë

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Michael Barbero, gjeneral-lejtant amerikan i cili është i pensionuar beson se Amerika nuk do të tërhiqet nga Kosova, sikurse në rastin e Afganistanit.

Ai në një intervistë për Kosovo-online është shprehur se është në interesin e Amerikës që të kontribuojë që Kosova të forcohet dhe të jetë stabile.

“Besoj se investimet e Amerikës dhe NATO-s në Kosovë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, është shprehur Barbero.

“Ka vende, veçanërisht Rusia e cila provon që të rritë ndikimin në këtë rajon dhe të shkaktojë probleme. Kështu ne duhet bërë gjithçka që është e mundur për të shtuar aktivitetin dhe për të shtuar lidhjet e sigurisë me Kosovë në mënyrë që të kemi një Kosovë të fortë dhe prosperuese”.

“Prania e KFOR-it është prani e stabilitetit dhe kjo duhet vazhduar”, ka thënë ai ndër të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme