Gjenerali italian flet për bombardimet e NATO-s mbi Serbinë

Prishtinë | 18 Qer 2017 | 11:10 | Nga

Një gjeneral italian i NATO-s, tani në pension, Biagio di Grace, ka folur për bombardimet që aleanca ushtarake pati kryer ndaj shtetit të Serbisë, për të ndihmuar popullin e Kosovës të liroheshin nga represioni serb.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug, Di Grace ka thënë se këto bombardime mbase mund të cilësohen të ngjashme me ato amerikane në Nagasaki të Japonisë – përkundër se dëmi nuk është as i përafërt dhe në Nagasaki ishte përdorur bomba atomike ndërsa në bombardimet e NATO-s jo.

Por, sipas gjeneralit italian, NATO bombardimet mbi Serbinë i kishte kryer në formë eksperimenti, duke trajnuar forcën e vet.

“Kjo ishte një luftë eksperimentale që NATO e ka përdorur, pos tjerash, edhe ta trajnojë forcën e saj ajrore për të sulmuar”, ka thënë Di Grace.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme