Gjenerali Wesley Clark pritet nga Mehaj në aeroportin “Adem Jashari”

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 09:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjenerali amerikan Wesley Clark, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është pritur nga ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes Gjeneral Clark do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit, ministri Mehaj dhe gjeneral Clark, do të kenë adresime për medie.

Gjatë ditës agjenda e gjeneralit Clark do të jetë si në vijim:
Takim me Ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Shvarc, Kryeministrin Albin Kurti, me Presidenten Vjosa Osmani dhe me Kryetarin e Parlamentit zotin Glauk Konjufca.

Të ngjashme