Gjermania dhuron pajisje në vlerë 240 mijë euro për Policinë e Kosovës

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 10:25 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës, ka pranuar një donacion nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë, me pajisje të ndryshme në vlerë prej 240 mijë euro, raporton Ekonomia Online.

Në ceremoninë e pranin dorëzimit të këtij donacioni pjesëmarrës ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde.

I pari i Policisë së Kosovës, falënderoi ambasadën gjermane për këtë donacion, duke shprehur zotimin se ky donacion do të përdoret në mënyrën më të mirë.

“Ky nuk është donacioni i parë që ju keni bë për neve dhe kjo ndihmon në kualitetin e Policisë së Kosovës. Ky donacion që ju po e bëni sot, është shumë i rëndësishëm dhe ne jemi përkushtuar që këto ndihma t’i përdorim si duhet”, u shpreh Mehmeti.

Ndërsa, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, tha që është një shumë e konsiderueshme e vlerës së pajisjeve që kemi dhuruar.

“Është një nder i veçantë të dorëzosh pajisje për Policinë e Kosovës duke nënvizuar edhe më tej mbështetjen tonë gjermane për një kohë të gjatë për ndërtimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës.

Donacioni i dhuruar përfshin 16 pajisje të shikimit natën, 8 dylbi të imazhit termik, 3 detektorë, si dhe laptopë dhe pajisje trajnimi me vlerë 240.000 euro”, tha ai.

Mes tjerash ai tha që Gjermania është mike e Kosovës dhe shpreson që këto mjete të përdoren si duhet.

“Gjermania  është mike e Kosovës në shumë fusha dhe këto mjete që janë dhuruar shpresoj të përdoren për qëllimin që janë sjelle këtu” u shpreh ambasadori  Rohde.

Tutje Ambasadori tha që shpreson që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje dhe të kemi mundësi të japim donacione tjera.

Samedin Mehmeti ndahu mirënjohje për  Andrea Geschke për punën bashkëpunuese me Policinë e Kosovës.

Të ngjashme