Gjermania shënon rënie të madhe të rasteve të reja të virusit

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 1,018 raste të reja të coronavirusit.

Kjo shifër është shumë më e ulët se numri i shënuar një ditë më parë – mbi 1700, dhe jep shpresë për përmirësimin e mëtejmë të situatës.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 në shtetin me popullsinë më të madhe në Evropë tashmë ka shkuar në 155,193, duke e bërë atë një ndër vendet më të prekura, pas Italisë, Spanjës dhe Francës.

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 110 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 5,750, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Qeveria gjermane para disa ditëve ka marrë vendim për lehtësimin e disa masave kufizuese, pavarësisht paralajmërimeve të infektologëve për mundësinë e shtimit të rasteve.

Të ngjashme