Serbia shfaq në Botëror urrejtjen dhe ksnofobinë ndaj Kosovës – Ministri Çeku: Presim veprime konkrete nga FIFA

Prishtinë | 25 Nën 2022 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar në lidhje me veprimin josportiv të kombëtares së Serbisë para ndeshjes ndaj Brazilit.

Siç dihet, në zhveshtoren e ekipit serb ishte i pranishëm një flamur që mbante hartën e Kosovës nën ngjyrat serbe.

Përkitazi me këtë situatë, Çeku kërkon veprime konkrete nga FIFA dhe këtë mesazh të kombëtares serbe e quan ksenofobik e gjenocidial.

Më poshtë gjeni postimin e tij në Twitter.

Të ngjashme