Gjetaj: Do të vazhdojnë gërmimet në Serbi

Prishtinë | 15 Mar 2017 | 12:22 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, në një mbledhje që mbajti sot, aprovoi raportin për vitin 2016 për aktivitetet që ndërlidhen me ndriçimin e fatit për personat të zhdukur dhe planifikimin për aktivitetet për këtë vit.

Prenkë Gjetaj, kryetar i Komisionit, tha se janë tri objektiva me të cilat do të punohet këtë vit: Rritja e bashkëpunimit mes aktorëve vendës dhe ndërkombëtarë, përkrahja e familjeve të personave të zhdukur dhe shoqatave familjare, sigurimi i informatave të reja, procedimi i lokacioneve, dhe mbetjeve mortore.

Në një konferencë për medie, Gjetaj foli për aktivitetet që pritet të vazhdojnë këtë vit.

“Siç e dini ka pasur ndërprerje të punës te kisha e Rashkës, e që do të vazhdohet prapë. Pastaj do të procedohen punët tek liqeni mbi Rudnicë, tek Novi Pazari. Ndërsa lokacionet brenda Kosovës të cilat janë në bashkëpunim me organet kompetente për hulumtime, si Policia për Krime Lufte vazhdojnë të mbeten prioritet për t’u vlerësuar, por kemi edhe informata që po na krijojnë huti si rasti tek Xhamia e Ibrit që është neglizhuar, por dikush ka pas faj aty sepse është spekuluar. Po ashtu vazhdojmë të kërkojmë që kushdo që ka informata jemi mirënjohës nëse na i sjellë t’i përpunojmë sepse kemi ende 1660 persona që evidentohen si të zhdukur”, shtoi Gjetaj.

Ai kërkoi nga partnerët që janë të involvuar në procesin e personave të zhdukur të bashkëpunojnë edhe më shumë.

Gjetaj përmendi edhe ndihmesën e Kuvendit të Kosovës lidhur me memorialin e Pejës.

“300 mijë euro ka ndarë Kuvendi i Kosovës këtë vit për memorialin e Pejës por me ato nuk përfundon sepse ato varreza kanë mbetur keq. Ka edhe shumë lokacione si Krusha që duhet investuar në ato varreza e shumë vende tjera”, theksoi ai.

Ai gjithashtu ka thënë se me çështja e personave të zhdukur nuk duhet të politizohet.

“Për personat e zhdukur nuk kemi me kanë të bisedojmë tjetër përpos me Serbinë. Ata kanë arkiva shtetërore, dokumente dhe njerëz të cilët janë të gjallë dhe që neve na duhen si fakte që na dërgojnë deri tek fati i atyre që na mungojnë”, kë thënë Gjetaj.

Të ngjashme