Gjetaj: Qeveria kontribuoi në procesin për personat e zhdukur

Prishtinë | 27 Dhj 2016 | 13:39 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur takimi përmbyllës i vitit i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ku u prezantuan aktivitetet e këtij komisioni, të realizuara gjatë vitit 2016.

Prenk Gjetaj, kryetar i komisionit për Persona të Zhdukur tha se janë mbajtur 7 takime të rregullta dhe disa komisione konsultative, ku nuk kanë munguar as takimet me institucione të Bashkimit Evropian.

“Ka vazhduar bashkëpunimi dhe takimet me përfaqësues të institucioneve si dhe udhëheqësit më të lart në adresë të sfidave dhe të respektimit të të drejtave të familjarëve të personave të zhdukur. Kemi pasur takime edhe tjera si me EULEX-in, zyrën e BE, ambasadat si ajo e Zvicrës, ShBA, Britanisë së Madhe, komisioni parlamentar si dhe institucione tjera”, tha ai duke përmendur vizitën e Princit Charls.

Sipas Gjetaj edhe institucionet e Kosovës kanë qenë kontribuues të procesit të të zhdukurve të Kosovës.

Ai theksoi se Ministria e Financave ka ndarë 7 mijë euro për nevojat e procesit të personave të zhdukur, kurse Qeveria sipas Gjetaj ka ndarë 20 mijë euro për rehabilitimin e 100 familjarëve të cilët kanë pasur nevojë për banja.

“7 mijë euro janë ndarë nga MF për nevoja të procesit të personave të zhdukur, nga Qeveria janë ndarë 20 mijë euro për rehabilitimin e 100 familjarëve në banja. Këto familje janë informuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për identifikimin e kockave në 60 raste, kurse 8 për rivarrim. Po ashtu, 10 raste janë gjetur kurse një rast i zhdukur është mbyllur. Shpenzimet e rivarrimit për të gjitha rastet janë mbuluar nga komisioni qeveritar”, theksoi ai.

Të ngjashme