Gjilan, djali sulmon fizikisht babain

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Një person, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 16:20, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, e kishte goditur t’ atin e tij, viktimën mashkull  kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

Të ngjashme