Gjilan: Hyseni e kryen procesin e votimit, fton qytetarët që të shprehin mendim me votën e tyre

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, e ka kryer procesin e votimit i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Pas hedhjes së votës në kutinë e votimit, ai për Klan Kosova u shpreh se e ka shfrytëzuar kohën në këtë mëngjes për ta ushtruar të drejtën e votimit dhe u bëri apel gjithë qytetarëve që ta bëjnë të njëjtën, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të ndikuar, shprehur mendim dhe bindjen e tyre politike, cilado qoftë ajo.

Të ngjashme