Gjilan: Një person vjedh 100 euro nga arka e xhamisë

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Një person i panjohur me një mjet të fortë ka thyer arkën e të hollave dhe ka arritur të vjedh 100 euro të grumbulluar nga xhemati i një xhamie.

VJEDHJE E RËNDË

Lagja ”Dheu i Bardhë”, Gjilan, 13.03.2021-18:40. Është raportuar se një person i panjohur me një mjet të fortë ka thyer arkën e të hollave dhe ka vjedhur rreth njëqind (100)€ para të cilat janë tubuar nga xhemati i xhamisë për nevoja te tyre. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore. Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme