Gjilan: Punëtorja e KEDS-it gjendet e vdekur në zyre

Prishtinë | 04 Tet 2022 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Një punëtore e KEDS-it është gjetur e vdekur në vendin e saj të punës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi Viktor Buzhala.

“Po, ka ndodhur rasti. Shenjat janë që ka qenë natyrore, por ne i kemi ftuar organet kompetente ekipet mjekësore dhe mjekësinë ligjore” -tha Buzhala.

Siç u raportua viktima është e moshës 63 vjeçarja dhe është gjetur pa shenja jete në zyre nga një kolege. s

Të ngjashme