Gjilan: Trupi i pajetë i përket një policeje të moshës rreth 50 vjeçare

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Policia në Gjilan njoftoi se sot rreth orës 16:00 është gjetur pa shenja jete trupi i një gruaje të moshës rreth 50-vjeçare, e cila ishte anëtare e Policisë së Kosovës në këtë komunë.

Në një prononcim për media, ata bënë të ditur se janë në fazën e parë të hetimeve dhe se në afërsi të trupit të së ndjerës është gjetur edhe një armë zjarri.

Këtë rast, që thanë se i ka tronditur të gjithëve, janë duke e trajtuar si vdekje e dyshuar.

“Trupi i pajetë i viktimës është transportuar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku do të kryhet obduksioni dhe më pas do ta kemi një pasqyrë më të qartë të asaj se çfarë ka ndodhur”, delaroi prokurori i rastit.

Të ngjashme