Gjilani dhe MMPH-ja mbjellin 11 drurë dekorativë për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë

Gjilan | 15 Shk 2019 | 13:10 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me MMPH-në kanë mbjellë 11 drurë dekorativë në oborrin e Shkollës Fillore “Abaz Ajeti” për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“11 fidanë janë mbjellë nga 11 nxënës në 11-vjetorin e Pavarësisë.

Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë (MMPH), Fatmir Matoshi, tha se fëmijët meritojnë të jetojnë në një vend të sigurt dhe të pastër.:

“Është kënaqësi e veçantë që bashkë me kryetarin Haziri të kthehemi sërish këtu pas 15 shtatorit. E pamë një përkushtim të drejtorisë dhe nxënësve që kishin ardh së bashku me prindër që të pastrojnë”.

“Jemi këtu për të dërguar mesazhin tonë të qartë që jemi të përkushtuar që fëmijët tanë të jenë në një vend të sigurt, një shtet të zhvilluar dhe të shkollohen në vende të pastra”, tha Matoshi.

Komuna e Gjilanit ka organizuar edhe program kulturor dhe festivë në teatrin e kësaj komunë për nderë të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, raporton EO.

Në një fjalë rasti në programin festiv, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se shpreson që viti i ardhshëm t’i gjejë me projekte më të mëdha.

“Nuk na e falin dëshmorët, të gjithë ata që kanë sakrifikuar, as nënat e dëshmorëve nëse ne nuk punojmë për shtetin tonë. Uroj që viti i ardhshëm të na gjejë me projekte më të mëdha”, tha Haziri.

Të ngjashme