Gjilani nis dezinfektimin e 58 shkollave fillore dhe të mesme

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 14:47 | Nga

Komuna e Gjilanit ka nisur dezinfektimin e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme, proces ky i cili do të zgjas tri ditë.

Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka njoftuar se sot do të dezinfektohen objektet shkollore në qytet, përderisa gjatë dy ditëve në vazhdim pritet të bëhet dezinfektimi në objektet shkollore në fshatra.

“Qëllimi ynë është që të ruhet shëndeti i nxënësve dhe personelit të shkollave. Sipas kërkesave të tyre, do ta bëjmë edhe deratizimin”, ka deklaruar ai.

Drejtoria e Shëndetësisë në Gjilan gjatë veres ka bërë dezinsektimin e ambientit me tre faza, për të eliminiuar mushkonjat dhe insektet tjera, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme