Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë do të bëhet me kabinete moderne

Suharekë | 01 Kor 2019 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Suharekës e cila udhëhiqet nga Kryetari Bali Muharremaj,  përmes një publikimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se Gjimnazi “Jeta e Re” do të bëhët me kabinete moderne, shkruan EkonomiaOnline.

Muharremaj i cili shikoi nga afër punimet ka thënë se kabinetet që kanë filluar të ndërtohen sot do të përfundojnë në afat sipas parashikimeve.

Shkrimi i plotë:

Kabinete moderne në Gjimnazin “Jeta e Re”

Gjimnazi i Suharekës, do të ketë kabinete moderne. Ato kanë filluar të ndërtohen sot, në oborrin e këtij gjimnazi. Për t’a parë nga afër punën, ka shkuar kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj. Ai gjatë qëndrimit u shpreh: “Aneksi i ri në Gjimnazin “Jeta e Re” ku do të ketë kabinete moderne, ka filluar dhe do të përfundoj në afat sipas parashikimeve”

“Falenderoj Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e poashtu dhe Ministrin Shyqiri Bytyqi për mbështetjen e vazhdueshme”.

“Pra, edhe një premtim tjetër po realizohet, ku besoj se ky proces na gëzon të gjithëve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme