Gjini shpreh ngushëllime pas vdekjes së dy fëmijëve nga zjarri në Gjakovë

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes tragjike të dy fëmijëve nga zjarri në fshatin Ujz.

“Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot! Një dhjetëvjeçar dhe një trembëdhjetëvjeçar nga Ujzi u shuan sot në një aksident zjarri, duke lënë zbrazëti të madhe në zemrat e familjeve të tyre, por edhe të gjithë shokëve e bashkëqytetarëve.

U shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve dhe të gjithë atyre që njohën dy të rinjtë të cilët humbën jetën në këtë aksident!”, ka shkruar ai në Facebook.

Fëmijët dhjetëvjeçar dhe trembëdhjetëvjeçar, që janë djem të axhës mes vete, kanë vdekur mesditën e sotme nga zjarri që kaploi shtëpinë e tyre në fshatin Ujz të Gjakovës.

Në ndërkohë janë edhe tre anëtarë të kësaj familje që janë lënduar nga zjarri.

Të ngjashme