Gjini viziton policin e plagosur në Mitrovicë

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka vizituar policin Hysen Ademi, i cili u plagos gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Ai u transferua pasditen e sotme nga spitali i Mitrovicës për në Spitalin Rajonal “Isa Grezda“ në Gjakovë, ku po vazhdohet trajtimi i tij mjekësor.

Kryetari Gjini u shpreh i lumtur që gjendja shëndetësore e Hysenit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe shprehu gatishmërinë institucionale dhe njerëzore për çdo ndihmë të nevojshme.

” Përderisa policët tanë duke i kryer detyrat e tyre në luftë kundër krimit të organizuar përballen me plumbat e kriminelëve të cilët i mbron shteti serb, qytetarët tanë plotësisht të pafajshëm arrestohen në Serbi. 
Policit trim Hysen Ademi i dëshirova shërim të shpejtë dhe kthim te familja dhe detyra e tij!
Në të njejtën kohë iu bëj thirrje para së gjithash institucioneve të BE që duke e parë gjendjen në vërtetësi të plotë, ta rrisin trysninë në shtetin serb për lirimin e menjëhershëm të qytetarit tonë Marjan Gjokaj i cili pa asnjë arsye të logjikshme po mbahet në arrest!” ka shkruar Gjini ne Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme