Gjoba për ata që shpërndajnë fletushka nga ky muaj

Prishtinë | 04 Maj 2019 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të gjitha subjektet ekonomike të cilat bëjnë shpërndarje të broshurave/fletushkave se në bazë të udhëzimit administrativ për ndëshkimin me gjoba mandatore, hedhja e broshurave dhe fletushkave jashtë vendeve të përcaktuara nga Komuna është e ndaluar dhe shqiptohet gjoba 90 euro.

Komuna thotë se me qëllim të ruajtjes së ambientit, që nga data 1 maj, Drejtoria e Inspekcionit do të shqiptojë gjoba për çdo operator që shpërndanë fletushka/broshura nëpër rrugë, vetura, hyrje kolektive, etj.

“Gjoba mund të duket e vogël, por do të shqiptohet për secilin rast, secilin vend, dhe si rrjedhojë shumëfishohet. Ftojmë kompanitë që ta ndalin këtë lloj të marketingut, ashtu që nga 1 maji të mos evidentojmë asnjë fletushkë/broshurë të shpërndarë asisoj”, thuhet në njoftimin e komunës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme