Gjobave për kundërvajtje në trafik nuk i shpëtojnë as zyrtarët policorë

Prishtinë | 14 Qer 2021 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Pas disa fotove që qarkulluan në media gjatë ditëve të fundit, është parë një makinë e policisë duke bërë tejkalim në vijë të plotë, e ngasësit të këtij të fundit, i është shqiptuar dënimi me gjobë.

Policit i cili bëri kundërvajtjen, iu shqiptua gjobë prej 150 eurove.

Këtë e bëri të ditur vetë Policia e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social facebook.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në rritjen e sigurisë në trafik dhe natyrisht ndërmarrjen e masave ligjore ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me rregullat dhe procedurat ligjore, pa përjashtuar edhe zyrtarët policor”, thuhet në postimin e Policisë.

Ndër të tjerash në postim thuhet se polici në fjalë përveç gjobës me të holla, i është iniciuar edhe procedura disiplinore.

Të ngjashme