Gjobitet qytetari që tejkaloi në vijë të plotë

Prishtinë | 14 Qer 2021 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka gjobitur sot personin me inicialet Sh.E. (25), pasi që ai dje me automjetin e tij të udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, në aksin rrugor Shtime –Ferizaj.

Policia sot e ftoi Sh.E. në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët që të njoftojnë policinë për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në trafikun rrugor.

Të ngjashme