Gjuajti me armë zjarri e e publikoi në Tik Tok, arrestohet prizrenasi

Prishtinë | 29 Jan 2022 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një burrë nga Prizreni, pasiqë ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng dhe e ka publikuar në rrjetin social Tik Tok.

Sipas policisë me këtë rast i dyshuari ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm, duke i rrezikuar edhe te tjerët qe kanë qenë në këtë aheng familjar, transmeton Klankosova.tv.

“Më datë 28 janar 2022, policia në Prizren ka arritur të identifikoj, të dyshuarin, pasi që ka pranuar informatë me foto si dhe video xhirimet, ku i dyshuari i ka publikuar në rrjetin Social Tik Tok, momentin kur i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng.” thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se personit në fjalë i është sekuestruar arma.

“Pistoletë (me gaze), Carl Walther Arnsberg, Nr serik: B17426860G. Për këtë vepër penale u arrestua i dyshimti E.H. Në lidhje me rastin u informua prokurori kujdestar i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregull.”

Të ngjashme