Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, sekuestrohen dy armë zjarri dhe arrestohen pesë persona

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 20:32 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 17:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për gjuajtje me armë në fshatin Batllavë të Podujevës.

Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore të Podujevës, ai që ka rezultuar me ndalimin dhe arrestimin e 5 personave të dyshuar, të cilët prej dy veturave të ndryshme, dyshohet se kanë shtënë në ajër dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Telegrafi mëson se këta persona fillimisht kanë shtënë në ajër me këto armë ndërkohë që i ka lokalizuar policia dhe i ka arrestuar.

Veturat e personave të dyshuar janë ndaluar në fshatin Lluzhan, ku nga ana e policisë janë gjetur dhe sekuestruar:

– një armë automatike zjarri AK-47 me 9 fishekë

– një pistoletë e tipit Ekol -T, me 5 fishekë si dhe një shkop.

Personat e arrestuar ngarkohen me veprat shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje. Ndaj tyre po kryhen procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit.

Të ngjashme