Gjuha e ulët e Rron Gjinovcit, i krahason mediat me bandat e drogës

Prishtinë | 17 Pri 2021 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse është bërë i famshëm si analist nëpër media, Rron Gjinovci beson që këto të fundit janë të njëjta sikurse bandat e drogës.

Përmes një postimi, Gjinovci me anë të një gjuhe të ulët, tha se prokuroria duhet t’i hetoj mediat sikurse bandat e drogës, transmeton Indeksonline.

“Mos u habitni, çdo person që ka medie t’vetën nuk është gazetar dhe bizneset e tyne po ashtu nuk janë media. Për prokurorinë këta duhen me qenë subjekt hetimi sikur qysh jon bandat e drogës”, ka shkruar ai.

Gjinovci është një analist i përhershëm që shfaqet në debate televizive të mediave të ndryshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme