Gjuriq: Aleksandar Vuçiq në Kosovë brenda 20 ditësh

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 15:21 | Nga

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka paralajmëruar një vizitë të shefit të tij Aleksandar Vuçiq në Kosovë, e cila sipas tij, do të ndodhë brenda 20 ditësh.

Ai ka thënë se Vuçiq do të shkojë në Veri, por edhe në pjesë tjera të Kosovës ku jetojnë serbët.

Pak ditë më parë, Qeveria e Kosovës ia kishte ndaluar hyrjen në Kosovë Presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliq për shkak të arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë sipas një fletë-arresti të Interpolit të lëshuar me kërkesë të Serbisë.

Mbetet të shihet nëse pala kosovare do të lejojë një vizitë të tillë, sidomos pas incidentit të fundit me tren.

 

Të ngjashme