Gjuriqit sot iu ndalua hyrja në Kosovë

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 16:54 | Nga

Drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot pas orës 15:00 nuk i ishte lejuar hyrja në Kosovë.

Këtë e ka deklaruar vetë ai për Tanjugun serb, duke thënë se vizita e tij ishte e lajmëruar dhe sipas të gjitha rregullave.

“Ky është një vendim skandaloz nga Prishtina, në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet dhe parimet elementare të lirisë së lëvizjes”, deklaroi ai.

Gjuriq shtoi se menjëherë pas kthimit në Beograd dhe pa konsultimit me presidentin Aleksandar Vuçiq do ta informojë publikun për arsyet e këtij rasti dhe për të gjitha presionet dhe shantazhet tjera ndaj të cilëve sipas tij pala serbe ishte ekspozuar sot dhe gjatë ditëve të fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme