Gjykata e Apelit i kërkon KEDS-it të zbatojë vendimin e Inspektoratit

Prishtinë | 23 Shk 2017 | 10:12 | Nga

Edhe Gjykata e Apelit ka vendosur në favor të punëtorëve që janë larguar nga puna në KEDS.

Lajmi.net e ka siguruar vendimin e Gjykatës së Apelit, ku KEDS-i kishte kërkuar vënien e masës së përkohshme ndaj vendimeve të Inspektoratit të Punës.

Një këkesë të tillë Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë dhe e ka konsideruar si të jashtëligjshme.

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën KEDS-it, duke e vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Lidhur me parashtrimin e padisë nga ana e KEDS-it kundër vendimeve të inspektoratit të Punës gjë të cilën e ka vërtetuar se vendimet për largimin e punëtorëve nga puna kanë qenë të kundërligjshme.

Ndërsa KEDS-i me padi i kishte kontestuar kompetencat e Inspektoratit të Punës, për këtë arsye ka bërë edhe kërkesë padi që ndaj vendimeve të Inspektoratit të Punës të vihet mas e përkohshme.

Kujtojmë se Inspektoratit i Punës në dy shkallët ka vendosur që afër 93 punëtorë që janë larguar nga puna, të kthehet në vendin e tyre të punës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme