Gjykata ia cakton një muaj paraburgim zyrtarit të Thesarit që avulloi 2 milionëshin

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.G për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit L.G i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji duke filluar prej datës 21 tetor 2020 gjerë me datë 20 nëntor 2020.

Gjyqtari e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit është e bazuar dhe paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme