Gjykata ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre të akuzuarve për veprën penale vjedhja e rëndë

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur fajtorë për vjedhje tre persona.

Ngjarja ka të bëjë me rastin kur u dëmtua një shtëpi në Mamushë.

Njoftimi i plotë:

Prizren, 07 prill 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve A.M., Gj.M., dhe B.E., për shkak se: JANË FAJTOR

  • Se me datë 21 tetor 2019, në orët e pasdites, në Mamushë, në shtëpinë e të dëmtuarit A.M., të akuzuarit A.M., Gj.M., dhe B.E., në bashkëveprim me qëllim të përvetësimit të pasurisë së huaj për vete, të njëjtit duke shfrytëzuar momentin e përshtatshëm ku askush nuk i vëren, të akuzuarit me anë të përdorimit të forcës i hapin dyert e kasolles së të dëmtuarit, nga ku të akuzuarit arrijnë t ‘ia marrin motoçikletën e të dëmtuarit, e të cilën më pas e ngarkojnë në automjetin e të akuzuarit B.E., e më pas të akuzuarit zihen në flagrancë nga ana e Policisë,
  • Kësodore kanë kryer veprën penale vjedhja e rëndë nga neni 315 par. 1 lidhur me nenin 31 (bashkëkryerje) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
    Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit A.M., Gj.M., dhe B.E., i GJYKON
  • Dënim me GJOBË në shumën prej pesëqind (500) euro, për secilin të akuzuar veç e veç
  • Dënim me BUGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti, për secilin të akuzuar veç e veç.
    Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
    Të akuzuarit A.M., Gj.M., dhe B.E., në shqyrtimin fillestar e kanë pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohen.
    Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Të ngjashme