Gjykata Kushtetuese mbush një dekadë, vlerësohet roli i saj në zhvillimin e demokracisë

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 18:15 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Prishtinë është mbajtur ceremonia solemne e vitit të 10-të Jubilar Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, raporton EkonomiaOnline.

Ceremonia ka filluar nën intonimin flamurit.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Arta Rama-Hajziri, theksoi se viti 2019-et është vit i veçantë pasi po shënohet dekada e parë e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Vitin e kaluar ishte një vit i veçantë për të gjithë qytetarët e vendit ngase te gjithë se bashku kremtuam jubileun e 10 vjetorit të dhe shpalljes së Pavarësisë dhe të hartimit të Kushtetutës së Kosovës. Por viti 2019 është një vit i veçantë po ashtu sepse shënon dekadën e parë të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Kushtetutat çdoherë janë konceptuar si kornizë e qeverisjes se një vendi, themelimi i gjykatave kushtetuese është vlerësuar si një lloj katalizatori i transformimit të shoqërive në shtet demokratike dhe sundimit të ligjit duke u bazuar në kontrollin në pushtetit politik”, tha ajo.

Sipas saj, Gjykata Kushtetuese dëshmon se ka ruajtur sundimin e ligjit dhe zhvillimin e demokracisë.

“Janë një sërë gjykimesh të rëndësishme të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që dëshmojnë rolin kyç që ajo kanë luajtur në përforcimin e parimit të sundimit të ligjit dhe në zhvillimin e demokracisë gjatë dekadës së fundit. Përballja me kërkesa komplekse dhe mjaftë delikate  për nga përmbajtja e tyre e shpesh edhe më rëndësi jetike për organizimin e jetës politike në vend që ka qenë përvojë e jashtëzakonshme për Gjykatën dhe për të gjithë gjyqtarët e saj”, tha ai.

Sic tha Rama-Hajrizi, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë vlerësuar pozitivisht nga Komisioni Evropian, andaj Gjykata Kushtetuese vazhdon edhe ne tej në zbatimin e këtyre vendimeve, si dhe përgjegjësive pë të gjitha institucionet.

Ajo theksoi se Gjykata Kushtetuese do të mbetët gjithmonë garantues i vlerave dhe integritetit profesional të vendimmarrjeve kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese do të mbetet gjithmonë në krye të detyrës dhe të gatshme të jetësojë juridiksion e saj. Gjykata Kushtetuese do të mbetet garantuesi  i mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe vlerave themelore të mishëruara bë kushtetutën tonë me integritet profesional dhe pavarësi të plotë të vendimmarrjes”, u shpreh ajo.

Përfaqësuesja e Irlandës në Komisionin e Venecias, Grainne McMorroë, deklaroi se Komisioni i Venecias do të përgatit një listë kontrolluese e cila do të sqaroj sundimin e ligjit më saktë dhe më praktik se sa ka qenë deri më tani.

Siç tha ajo, lista do të gjejë aplikim të gjerë në përmbajtjen dhe sundimit të ligjit në kontekstin vendor.

“Sundimi i ligjit është punë e qeverisë dhe Gjykatës Kushtetuese. Kjo kan qenë breng internacionale, Komisioni mendon të bëjë një listën kontrolluese që shpjegon sundimin e ligjit më të saktë dhe praktikë se sa ka qenë deri tash. Lista do të gjejë aplikim të gjerë dhe përmbajtja nga ligji dhe do të jetë pjesë e vendimit të përbashkët edhe në kontekstin vendor”, ka thënë ajo.

Ish –gjyqtarja e gjeneratës së parë të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Snezhana Botusharova, tha se Kosova duhet të jetë krenar me Gjykatën Kushtetuese të saj.

“Të gjithë ishin të zotuar të bënim Gjykatën Kushtetuese funksionale dhe të ishte gardian i Kushtetutës. Republika e Kosovës duhet të jetë krenar me Gjykatën Kushtetuese të saj”, tha Botusharova.

Krejt në fund u shfaq edhe video dokumentari për punën 10 vjeçare të Gjykatës Kushtetuese.

Të ngjashme