Gjykata merr vendim për biznesmenin që dyshohet se e sulmoi profesorin e gjimnazit “Loyola”

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prizren e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Liridon Kalenderit, të dyshuarit për sulm ndaj profesorit të kolegjit privat “Loyola”, në Prizren

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fidan Hoxha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 10.11.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 10.12.2021, ndaj të pandehurit L.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi ndaj personit zyrtar, nga neni 402 par. 3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kalenderi, i cili është djali i pronarit të kompanisë “Liri” në Prizren, dyshohet se gjatë ditës së djeshme ka shkuar i shoqëruar nga dy persona të tjerë në këtë kolegj dhe ka sulmuar profesorin e Artit.

Të ngjashme