Gjykata Speciale tregon se seanca e radhës do të zhvillohet ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 07:02 | Nga Ekonomia Online

Dhomat e Specializuara kanë treguar kush do të jetë pjesëmarrës si dhe procedurat e konferencës.

Ndaras u paraqitën në seancë fillestare.⁰

Por, ish krerët e UCK-së, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi me 18 shtator në këtë sallë pritet të jenë së bashku.

Që të katërtit akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa me 18 nëntor për cësthjen penale kundër tyre do të ketë një konferencë për statusin e lëndës.

Se mund të paraqiten së bashku e konfirmojnë edhe nga Gjykata Speciale.

Nga ky organ, gjithashtu kanë treguar se çka pritet që të ndodh në konferencën e 18 nëntor.

E një konferencë e tillë nuk është praktikë e sistemit gjyqësor në Kosovë.

Këtë të paktën e thonë, avokatët e licencuar nga Dhomat e Specializuar në Hagë.

Fehmije Gashi e konsideron këtë konferencë si një mundësi të mirë që të kundërshtohet aktakuza e ngritur nga ZPS nga mbrojtja e të akuzuarve.

Më 26 tetor, u konfirmua aktakuza nga gjykatësi i procedurës paraprake ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme