Gjykata Speciale u ofron libra të paraburgosurve, thotë se biblioteka e saj ka qindra libra në shqip e gjuhë të tjera

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Hashim Thaçi, Kadri Veslei, Rexhep Selimi e të tjerët po vazhdojnë të mbahen në Hagë si të paraburgosur të Gjykatës Speciale. Këta të fundit kanë treguar se të paraburgosurit kanë qasje në bibliotekë ku gjendet qindra tituj të librave, por pa dhënë ndonjë informacionë mbi listën.

Dhomat e Specializuara kanë treguar se të paraburgosurit mund të lexojnë libra në gjuhën shqipe dhe gjuhë të tjera.

“Biblioteka në të cilën kanë qasje të paraburgosurit përmban një larmi të madhe librash në shqip por edhe në gjuhën angleze. Biblioteka e shton rregullisht fondin e saj të librave. Të paraburgosurit janë të lirë të zgjedhin dhe gjithashtu të blejnë librat e tyre. Në bibliotekë janë në dispozicion qindra libra në shqip, anglisht dhe në gjuhë të tjera”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale për Reporteri.net.

Tutje Specialja tha se “për arsye të privatësisë, DHSK-ja nuk ofron informata lidhur me atë se çfarë saktësisht lexojnë të paraburgosurit”.

Të ngjashme