Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e GERMIN për votuesit nga diaspora

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e OJQ-së GERMIN lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim e votuesve jashtë Kosovës, raporton EO.

“Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të apelit të organizatës joqeveritare “GERMIN”, të paraqitur kundër vendimit nr. 42-2021 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur sipas ankesës të organizatës Joqeveritare “GERMIN”, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.1/2021, në seancën e kolegjit të mbajtur me datë 18.01.2021, hodhi poshtë si të palejuar ankesën e “GERMIN” thuhet në komunikaten e gjykates.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme