Gjykata vendos për nënën e katërvjeçares që vdiq nga zjarri

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 14:08 | Nga

Gjykata në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë ndaj nënës së katërvjeçares që vdiq pas një zjarri në një banesë në Prishtinë.

E.A., nënës së vajzës 4 vjeçare që vdiq nga zjarri në mëngjesin e së shtunës, i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj.

Lajmin për caktimin e masës së paraburgimit për KALLXO e bëri të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Prokuroria kishte kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që ndaj nënës së vajzës të caktohet paraburgimi nën dyshimin se ka kryer veprën penale shkelja e detyrimeve familjare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme