Gjykata vendos për pasurinë milionëshe të Burdushit

Prizren | 10 Jan 2019 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Gjykata  e Prizrenit ka vendosur para pak çastesh të sekuestroj  pasuritë e ” Burdushit ” në vlerë 2 milion e 600 mijë Euro, deri në përfundim të gjykimit.

Vendimi është marrë sot nga gjykatësi Luan Berisha pas kërkesës së prokurorit të rastit

Në ndërkohë ”Burdushi” ka mundësinë që gjatë zhvillimit të shqyrtimit gjyqëspr, të paraqesë fakte dhe prova materiale, për të dëshmuar që pasurinë e ka të fituar në mënyrë të ligjshme,

”Burdushi”, gjendet në masën e paraburgimit pasi që po dyshohet për kryerjen e 4 veprave penale atë  të ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore, mashtrim, shmangje tatimi dhe mbajtja nën pronësi të paautorizuar të armëve. Pas arrestimi të tij prokuroria kishte sekuestruar pronat e tij në vlerë milionëshe ndërsa vendimi i sotëm i gjykatës ka ardhur pas kërkesës së prokurorisë

Kallxo.com  raportoi se prokuroria Themelore në Prizren, po vazhdon të intervistojë dëshmitarë në cilësinë e të dëmtuarve në rastin e mjekut popullor, Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”.

Gjatë seancës gjyqësore Peqani ka thënë se pasurinë e ka krijuar me nderë dhe në rrugë ligjore ndërsa prokuroria ka paraqitur disa fakte duke thënë se të dhënat financiare nuk tregojnë burimin e pasurisë së krijuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme