Gjykatat e Kosovës po përballen me mungesë të gjyqtarëve dhe hapësirave për punë

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 11:28 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshillit Gjyqësor i Kosovës ka  diskutuar raportin 9 mujorësh të gjykatave nëpër komuna për vitin 2019, raporton EkonomiaOnline.

Mungesa e gjyqtarëve në departamente të ndryshme e më së shumti në ato speciale, mungesa e hapësirave për të kryer punën e tyre dhe grumbullimi i lëndëve ishin ndër problemet kryesore që shpërfaqen kryetarët e gjykatave.

Hysen Shala kryetar i Gjykatës së Apelit, tha se kjo gjykatë ka nevojë për edhe 10 gjyqtarë të rinj, derisa shtoi se kjo gjykatë ka rritje të lëndëve, 300 lëndë në çdo muaj.

“Gjykata e Apelit ka pasur 53 gjyqtarë shqiptarë dhe 7 serbë. Sa i përket bashkëpunimit të gjykatës deri në muajin gusht kemi pas të angazhuar 11 gjyqtarë ligjorë ndërsa tani i ka 5. Rekomandimet për këshilli gjyqësor të rritet numri i gjyqtarëve të apelit të paktën në 10. Në vitin tjetër pritet të dalin në pension 8 gjyqtarë dhe ne duhet të jemi të parapërgatitur për këtë gjendje. Kemi pasur një 3 mujor të suksesshëm edhe sa i përket numrit të lëndëve të zgjidhura kemi zgjidhur 864 lëndë më shume se sa lëndët e pranuara. Kemi rritje të lëndëve për 300 lëndë çdo muaj”.

Ndërsa kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Arben Hoti, tha se ajo çka po i mungon kësaj gjykate, është mungesa e hapësirave e sidomos në ato të departamentit special.

“Gjykatën themelore në Prishtinë në të gjitha departamentet gjithsej kanë arritur lëndë më shumë dhe kemi zgjedhë lanë me shumë se sa kanë arritur. Në 3 mujorin e 3385 lëndë janë zgjidhur 3170 lëndë. Departamentet e gjykatës themelore në Prishtinë funksionojnë vetëm departamenti special duhet të plotësohet me gjyqtarë. Kemi mungesë të hapësirave në departamentin special. Nevojat janë të mëdha. Do duhej një riorganizim për këtë çështje”, tha ai

Edhe për Gjykatën Themelore të Prizrenit, sfidë mbetet mungesa e hapësirave.

 Kryetari i kësaj gjykate, Ymer Hoxha, tha se sfidë mbetet edhe rritja e lëndëve në lëmin civile.

“Problem për neve si gjykatë themelore, është hapësira si dhe rritja e lëndëve në lëmin civile është duke dominuar. Raportet me institucioneve tjera i kemi të mira dhe mundohemi me qenë transparent”, tha ai

Ndërsa Ramiz Azizi, kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan, tha se kjo gjykatë nuk përballet me mungesë gjyqtarësh, por që rezultatet e punës nuk janë aq të kënaqshme.

“4 gjyqtarë të kësaj gjykate kanë shkua në pension, nuk mundemi me thanë që skemi gjyqtarë, ne me gjyqtarë qëndrojmë mirë. Ka lëndë të kryer më tepër se sa të arritura. Unë nuk jam i kënaqur me këtë rezultat ne mundemi më tepër. Sa i përket raporteve tjera kemi raporte të mira si me organizatat jo qeveritare por edhe me shoqërinë civile”, tha ai

Bashkim Hyseni, kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, tha se edhe kjo gjykatë poashtu ka mungesa të zgjidhjes së lëndëve civile si dhe me mungesën e rregullores për arkiv.

“Kemi performuar në mënyrë të suksesshme, kemi arritur ta zgjidhim dyfishin e lëndëve të pranuara, sukses është dhe zgjidhja e lëndëve për të mitur. 3 mujori i dytë është pak më i zbehtë pasi kemi ngecje në zgjidhjen e lëndëve civile. Kemi mungesë të rregullores për arkiv, kemi problem në kuptimin e asgjësimit të shumë lëndëve. Mungesa e stafit administrativ është i përgjithshëm ky vit ka qenë vit i stabilitetit dhe efikasitetit për Gjykatën Themelore në Ferizaj”, tha ai

E Sami Sharaxhiu, u.d i kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, tha se aktualisht Istogu dhe Klina punojnë pa gjyqtarë.

“Ne kemi aktualisht 40 gjyqtarë, për momentin Klina dhe Istogu do mbeten pa gjyqtarë, ne kemi nevojë për objekt të ri pasi ky objekt i gjykatës është i vogël sa kemi staf”, tha ai.

Ndërsa u.d i kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, Nikollë Komani, tha se edhe ata po ashtu përballen me problemin e njëjtë si të gjykatave të tjera, të mungesës së hapësirës për punë.

“Puna jonë ka qenë e kënaqshme, kemi rënie të kryerjes së lëndëve civile në Rahovec, kemi arritur me krye lëndë më shumë se sa kana ardhur. Problem e kemi objektin. Kemi probleme me arkivat se ku duhet ti lëmë lëndë”, tha ai.

Të ngjashme