Gjykatave iu kanë mbetur mijëra lëndë të pazgjidhura

Prishtinë | 10 Shk 2017 | 10:06 | Nga

Kryetarja e sapozgjedhur në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyçi, është zotuar se do të përqendrohet për t’i kontribuar një sistemi të drejtë, efecient e profesional në këtë institucion ku ndahet drejtësia, shkruan sot Koha Ditore.

Sikur edhe kolegët e saj paraprakë, ajo ka marrë timonin e kësaj gjykate me qindra mijëra lëndë të pazgjidhura.

Kjo gjykatë pos lëndëve që ndodhin në territorin e kryeqytetit të vendit, ka nën juridiksion të saj edhe lëndët që ndodhin në territorin e Komunës së Fushë-Kosovës dhe asaj të Obiliqit.

 

Ndërkohë që ka edhe 4 degët e saj në Podujevë, Gllogoc, Lipjan e Graçanicë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme