Gjykimi ndaj Dhurata Hoxhës – Rrecaj: S’u caktua seanca e radhës, kërkojmë hudhjen e aktakuzës

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 14:38 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë gjatë së mërkurës është mbajtur seanca ndaj ish-ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe disa ish-zyrtarëve të kësaj ministrie, Demush Shasha, Kushtrim Cukaj, Fitim Mustafën e Nuhi Osmanin që akuzohen për korrupsion, raporton Ekonomia Online.

Mbrojtësi i të akuzuarit Demush Shasha, avokati Tahir Rrecaj, ka bërë të ditur se nuk është caktuar seancë e radhës.

Madje ai ka paralajmëruar se do të paraqes kërkesë për hudhje të aktakuzës, duke shtuar se për këtë ka prova.

“Po sot ishte seanca e shqyrtimit fillestar, ku lexohet aktakuza  e prokurorisë, dhe klienti im Demush Shasha por edhe gjithë të tjerët e këtij rasti u deklaruan të pafajshëm dhe tani në bazë të kodit ne avokatët brenda 30 ditëve kemi të drejtë të paraqësim kërkesë për hedhjen e aktakuzës e cila kërkesë do t’i dorëzohet prokurorisë”.

“Jo seanca e radhës nuk është caktuar fare, sepse shqyrtimi i dytë nuk është obligativ unë propozova që të mos humbim kohë me seanca, por të paraqesim kërkesën për hedhjen e aktakuzës dhe provat me shkrim”.

Rrecaj theksoi tutje se procesi është akoma  në shqyrtim dhe se po presin fazën preliminare.

“Ajo çështja nëse ka elemente të çështjes penale do ta shqyrtojmë në këtë fazë të procedurës që ne e quajmë si fazë preliminare, ku nëse refuzohet ne kemi të drejtë të paraqesim ankesë dhe pastaj të fillohet me shqyrtimin e provave, ku janë gjashtë dëshmitarë dhe prova tjera materiale për vërtetimin e fakteve”.

Ai thotë se nuk ka prova të korrupsionit ndaj të gjithë të akuzuarve dhe se ka prova për ndonjë vepër penale.

“Unë e konsideroj që në raportin tim, prokuroria nuk ka prova, krejt është pasojë e një interpretimi të gabuar të ligjit të prokurorimit publik, dhe në këtë rast kemi të bëjmë me një çështje lobimi. Ligji e lejon një mundësi të tillë, ndërsa prokuroria thotë se është dashur të zbatohet procedura e njoftimit dhe shpalljes së tenderit për këtë çështje. Megjithatë i mbrojturi im ka pasur disa paqartësi. Por të gjitha procedurat janë në rregull deri në këtë drejtim. Dhe të gjitha këto tregojnë që nuk kemi të bëjmë me kryerje të asnjë vepre penale”, theksoi tutje ai.

Ata po akuzohen se në vazhdimësi që kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së”.

Të ngjashme