Global Mentoring Walk Kosova me moton “Balanco për të mirë” kërkon fuqizimin e gruas

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Për herë të dytë në Kosovë u organizua Global Mentoring Walk Kosova me moton “Balanco për të mirë” duke ju bashkuar iniciativës globale të Vital Voices e cila organizohet në 60 shtete të botës me qëllim të
fuqizimit të gruas.

Këtij eventi i parapriu një ecje e 100 Mentoreve dhe të Mentoruara në Parkun e Gërmisë në Prishtinë të cilat patën mundësi të diskutojnë për sfidat dhe sukseset e tyre profesionale dhe për krijimin e një marrëdhënie
mentorimi.

Global Mentoring Walk është një iniciativë globale e cila ofron mundësi për të theksuar rëndësinë e udhëheqjes nga gratë dhe për ta përshpejtuar zhvillimin e grave ndërmarrëse përmes mentorimit.

Përmes një videomesazhi, eventin në Prishtinë e ka përshëndetur edhe drejtoresha e “Vital Voices” me seli në Uashington, Alyse Nelson.

Që nga viti 2008, Global Mentoring Walk të Vital Voices organizohen çdo vit në vende të ndryshme të botës për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Mijëra gra nga e gjithë bota tubohen në vendet e tyre për të marrë
pjesë në Ecje.

Këtë vit, gratë udhëheqëse të rrjetin të Vital Voices organizuan 174 ecje në 62 vende të botës në të cilën morën pjesë afro 14,000 gra dhe vajza duke dërguar mesazh të fuqishëm që gratë udhëheqëse anembanë
botës japin dhe investojnë tek brezat e ardhshëm.

Kjo ngjarje u organizua përmes partneritetit të Vital Voices dhe Melita & Partners dhe në bashkëpunim me Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës (G7), Këshilli i Konsuletëve për Biznes (BCC) dhe ICK si dhe në
përkrahje të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Banka Ekonomike, Komuna e Prishtinës dhe Shkollës Digjitale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme