GLPS: Pavarësisht reformave të MD-së, nuk ka përmirësim në sistemin e drejtësisë

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 11:35 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) ka mbajtur konferencën me temën “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë konferencë u shpalosen të gjeturat e botimit të pestë te Indeksit të Permormancës së Institucioneve te Sundimit të Ligjit te Kosovës, i njohur me emrin ROLPIK.

Rreze Hoxha  nga GLPS-ja tha se pavarësisht reformave të nisura nga Ministria e Drejtësisë, ato nuk ndikuan në performancën e organeve të drejtësisë dhe kthimin e besimit të qytetarëve kë gjyqësor dhe prokurori.

“Ajo që vlen të theksohet është që përkundër agjendës ‘Drejtësia 2020’ dhe procesit të rishikimit funksional, që të dyja të nisura nga Ministria e Drejtësisë me qëllim kryesore sigurimin e mbarëvajtjes dhe rikthimin e besimit të qytetarëve mohojnë të kenë vërejtur përmirësim në sistemin e drejtësisë. Pjesa e parë e këtij indeksi trajton perceptimin qytetar mbi institucionet e drejtësisë ndër vite, në lidhje me temat si ndikimi politik, mitmarrja, raportimi dhe efektiviteti në luftën kundër korrupsionit”, tha ajo.

Aurora Mullatahiri, prezantoi hulumtimin ku tha se se sa i përket ndikimit politik për vitin 2019, rreth 65.2% e qytetarëve besojnë se politikanët kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji, kurse vetëm 10.3% prej tyre mendojnë që qytetarët janë të barabartë para drejtësisë.

Sipas saj më shumë se gjysma e qytetarëve mohojnë të kenë vërejtur përmirësim në sistemin e drejtësisë. Më pak se 30 përqind, besojnë se kanë vërejtur efekte pozitive në këtë aspekt.

Ky edicion është bazuar në të dhënat dhe perceptimin qytetar mbi punën e institucioneve zbatuese të ligjit, në raportet vjetore të Këshillit Prokurorial dhe Gjyqësor të Kosovës dhe në Ligjin për Buxhetin dukë bëtë krahasime për periudhat gjatë viteve 2013- 2019.

Të ngjashme