GLPS: Qeveria shpenzoi 3.5 milionë euro të rezervës shtetërore në kundërshtim me ligjin

Prishtinë | 18 Maj 2019 | 11:44 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka prezntuar raportin  “Keqpërdorimi i rezervave buxhetore: Një këndvështrim mbi vendimmarrjen 1 vjeçare të Qeverisë”, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, u tha se gjatë vitit 2018, Qeveria ka shpenzuar mbi 73 përqind të buxhetit të rezervës në kundërshtim me ligjin për vendime jourgjente.

Albana Rexha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, tha se 16 vendime që ka marrë Qeveria për ndarjen e parave nga buxheti shtetëror e kanë marrë 73% të fondeve nga buxheti i paraparë për nevoja urgjente.

Ajo tha se janë shpenzuar 3.5milionë euro.

“ Vendimet që i ka ndërmarr Qeveria gjatë vitit 2018, nga 16 vendimet e ndërmarra janë përdorur 73 % të rezervave shtetërore nëkundërshtim me nenin 29 të ligjit për financa publike, apo më saktësisht 3.5 milionë euro. Këto janë mjete që janë ndarë në kundërshtim me ligjin për shfrytëzimin e parasë publike. Ka kritere për çështje për të cilinë bëhet alokimi dhe që është urgjente”, tha ajo.

Ajo tha ka pasur raste e çështje më urgjente ku do të mund të përdoreshin rezervat shtetërore.

“Këto rezerva shtetërore do të përdoreshin për çështjet urgjente dhe të paparashikuara dhe jo për aktivitetet për të cilat është përdor deri tani . Ka pasë raste kur janë nda për persona të caktuara për shlyerjen e borxheve për shkak të festimeve” , tha ajo.

Sipas Rexhës,  shfrytëzimi i rezervave shtetërore përveç që është shkelje e ligjit për menaxhimin e financave publike është edhe një indikacion që organizatat buxhetore nuk janë më gjendje të planifikojnë planin e tyre buxhetor.

“Kjo përveç që është shkelje e ligjit për menaxhimin e financave publike është edhe një indikacion që organizatat buxhetore nuk janë më gjendje të planifikojnë planin e tyre buxhetor dhe kjo praktikë është në kundërshtim të shfrytëzimit të parasë publike”, tha ajo, raporton EO.

Të ngjashme