GLSP-ja: Gjykatat më performancë të ulët sa i përket rasteve të korrupsionit

Prishtinë | 18 Dhj 2020 | 10:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjykatat e Kosovës kanë pasur performancë të ulët sa i përket trajtimit të lëndëve, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe shpëlarjes së parave për periudhën prill-shator të këtij viti, raporton Ekonomia Online.

Sipas raportit “Performanca e gjyqësorit gjatë muajve prill – shtator 2020, të publikuar nga platforma Drejtësia Sot e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, u tha se edhe pandemia dhe masat e marra kanë ndikuar edhe në performancën e gjykatave

Rreze Hoxha -Zhuja, nga platforma Drejtësia Sot, tha se Gjykatat Themelore në përgjithësi kanë pasur përformancë të dobët sa i përket luftës kundër korrupsionit.

“Pandemia ka goditur edhe sistemin e drejtësisë në Kosovës, ku është ndikuar efikasiteti i punëve”, tha ajo.

“Gjykatat Themelore sa i përket lëndëve korruptive kanë shqiptuar 34 aktgjykime, ku 24 prej tyre janë aktgjykime dënuese. Gjykata e Apelit para periudhës raportuese ka trashëguar 15 lëndë, ndërsa  gjatë periudhës raportuese ka pranuar 35 lëndë dhe në ketë periudhë ka zgjedhur 23 lëndë”.

“Gjykata Supreme  ka trajtuar gjithsej 5 kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë të ushtruara kundër vendimeve të gjykatave themelore dhe një ankesë ndaj vendimit të shkallës së dytë”.

Komunikata e plotë:

Ky raport prezanton të gjeturat nga monitorimi i punës 6 mujore të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës, punës së gjykatave dhe prokurorive, me theks të veçantë në trajtimin dhe gjykimin e lëndëve të korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe atyre lëndëve ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë shtetëror, për periudhën prill-shtator 2020. Drejtësia Sot, në këtë raport ka theksuar se pandemia Covid-19 ka goditur edhe sistemin e drejtësisë në Kosovë, ashuqe ka ndikuar që efikasiteti dhe intensiteti i punëve në këto institucione të bie ndjeshëm, dhe numri i lendëve aktive në gjykata të rritet. Por gjithashtu kjo periudhë është karakterizuar me parashkrim të një numri të madh të rasteve në gjykatat e vendit, raste këto të njohura si Fondi 3%, rasti Feronikeli, rasti Arratisja nga QKUK dhe rasti Stenta 3. Sipas Drejtësia Sot, kjo ishte si pasojë e mos trajtimit të këtyre rasteve me prioritet nga ana e gjykatave përkatëse, por edhe si rrjedhojë e mos mbajtjes së seancave gjyqësore gjatë përiudhës së kufizimit të aktiviteteve gjyqësore si masë parandaluese ndaj pandemisë Covid-19. Nga ky raport, Drejtësia Sot në bazë të ndarjes së lëndëve të korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave ka ofruar të gjetura mbi punën e sistetmit të drejtësisë. Drejtësia Sot, ka gjetur se Gjykatat Themelore në nivel vendi sa i përket lëndëve të natyrës korruptive nuk kanë treguar efikasitet të lartë në zgjidhjen e tyre, ngase numri i lëndëve në punë dhe lëndëve të zgjidhura janë në disproporcion të lartë. Sa i përket aktgjykimeve të marra nga gjykatat në nivel vendi për lëndët e natyrës korruptive, vlen të theksohet se nga gjithsej 34 aktgjykime, numri më i madh i tyre janë aktgjykime dënuese, respektivisht 24 nga to. Ndërsa, Gjykata e Apelit në fillim të periudhës raportuese ka trashëguar 15 lëndë, ndërkaq ka pranuar 35 lëndë të reja. Në këtë 6 mujor gjykata e njejtë ka zgjidhur 23 lëndë, ndërsa 27 lëndë presin akoma verdiktin final. Për më tepër Gjykata Supreme si gjykata më e lartë e rregullt në territorin e Kosovës, ka arritur që të trajtojë gjithsej 5 kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë të ushtruara kundër vendimeve të Gjykatave Themelore dhe 1 ankesë ndaj vendimit të shkallës së dytë. Lidhur me lëndët e krimit të organizuar, Drejtësia Sot ka gjetur se Gjykatat Themelore në nivel vendi kanë trashëguar në fillim të periudhës raportuese gjithsej 63 lëndë, ndërkaq kanë pranuar 4 lëndë të reja. Nga këto lëndë kanë arritur epilogun përfundimtar 2 lëndë, që i bie që aktive në nivel të vendit të jenë në total 65 lëndë. Krahas Gjykatës Themelore në Prishtinë, me krim të organizuar janë të ngarkuara edhe Gjykata Themelore e Gjilanit, Ferizajit, Mitrovicës dhe e Pejës. Ndërsa Gjykata e Apelit, ka treguar efikastitet të plotë në trajtimin e këtyre lëndëve. Nga 2 lëndë të pranuara në muajin qershor, të njejtat kanë marrë epilogun përfundimtar. Sa u përket lëndëve të shpërlarjes së parave, Drejtësia Sot ka theksuar se Gjykata Supreme e Kosovës gjatë kësaj periudhe të monitorimit ka trajtuar një lëndë të natyrës së shpërlarjes së parave, duke aprovuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë të të dënuarve dhe duke anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, e duke e kthyer çështjen penale në gjykatë të shkallës së parë për rigjykim dhe rivendosje. Drejtësia Sot rikujton se me aktgjykimin e gjykatës themelore në këtë rast ishte konfiskuar edhe dobia pasurore e përfituar nga vepra penale e cila kishte arritur shumën prej rreth 1 milion euro. Për më tepër, Drejtësia Sot, gjatë periudhës së monitorimit ka hasur në një mori shkeljesh nga ana e gjykatave dhe prokurorive në nivel vendi. Këto shkelje të cilat Drejtësia Sot i ka hasur gjatë monitorimit janë: – Mos respektimi i dispozitave ligjore lidhur me caktimin e shqyrtimeve gjyqësore sipas afateve të parapara në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për caktimin e shqyrtimit fillestar pas ngritjes së aktakuzës; – Mospërmbushja e detyrimit ligjor për fillimin rishtas të shqyrtimit gjyqësor, ku dispozitat ligjore shprehimisht përcaktojnë se në rastet kur shtyrja ka zgjatur më shumë se tre (3) muaj ose kur shqyrtimi gjyqësor mbahet para një kryetari tjetër të trupit gjykues, shqyrtimi gjyqësor duhet të fillojë rishtas dhe përsëri të shqyrtohen të gjitha provat. – Dështimi në cilësimin e veprës penale, ashtuqë gjatë shpalljes së aktgjykimit gjykata shpall fajtor të akuzuarin për një veprë penale të caktuar mirëpo gjyqtari i çështjes gjatë përpilimit të aktgjykimit, të akuzuarin e shpall fajtor për vepër tjetër, pa dhënë një arsyetim rreth rikualifikimit të veprës penale. – Mospërmbushja e detyrimit ligjor për dorëzimin e materialeve të lëndës nga ana e Prokurorisë, si p.sh mos dorëzimi i aktakuzës dhe materialeve të tjera shoqëruese, në gjuhën që të akuzuarit e flasin dhe e kuptojnë. Ky mosrespektim i dispozitës ligjore nuk i ndihmon fare ekonomizimit të procedurës duke shkaktuar zvarritje të panevojshme dhe mos respektim të parimit të gjykimit në kohë të arsyeshme. Drejtësia Sot, gjatë konferencës ka bërë të ditur se këto janë vetëm disa nga shkeljet e identifikuara të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në qasjen në drejtësi të qytetarëve dhe ne luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në fund Drejtësia Sot, duke u nisur nga të gjeturat e analizës, gjatë kësaj konference ka ofruar edhe rekomandime për Këshill

Të ngjashme