Godet këmbësoren dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Një person në Vushtrri duke lëvizur me veturën e tij godet një këmbësore dhe ikën nga vendi i ngjarjes.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë, thuhet në raportin e Policisë.

Raportohet se një i dyshuar i panjohur duke lëvizur me veturë ka goditur biçiklistin-viktimën femër K-Shqiptare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar në spitalin e Vushtrrisë dhe pas tretmanit mjekësor është liruar.

Po ashtu në fshatin Stanovc të Vushtrrisë një femër ka goditur në veturën e saj një këmbësore duke i shkatuar lëndime trupore.

“Fshati Stanovc, Vushtrri 10.06.2019-18:20. Raportohet se e dyshuara femër K-Shqiptare përderisa ishte duke lëvizur me veturë, nga pakujdesia ka goditur motoçikletën që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit viktima dhe një pasagjere femër K-Shqiptare pësojnë lëndime trupore dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë”, thuhet në raportin e PK-së..

Të ngjashme