Goditen nga vetura dy këmbësor përball stacionit të policisë në Prishtinë

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të Prishtinës.

Dy persona janë goditur nga një veturë teksa po kalonin rrugën në zebra në qendër të Prishtinës, konkretisht në rrugën “Luan Haradinaj”, përball stacionit të policisë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi e cili ka njoftuar se dy persona (këmbësorë) kanë mbetur të lënduar.

“Në ora 10:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Luan Haradinaj’. Njësia policore ka dal në vend-ngjarje, të përfshirë në aksident ka qenë një veturë dhe dy këmbësorë. Nga aksidenti dy persona (këmbësorë) janë lënduar”, ka thënë ai.

Të ngjashme